Kasami: Publikisht i them “faleminderit” Ajranit Hoxhës për largimin, kur duhej ndryshimi Taravari u bë patericë e Qeverisë

by admin
Spread the love

Kryetari i BESËS, Bilall Kasami u pyet nga gazetarët për largimin e Arjanit Hoxhës nga partia dhe forimin e një subjekti të ri politik nga ana e tij.

 “I urojë punë të mbarë Arjanit Hoxhës dhe të them që ka bërë mirë që e provon vet në politikë do të dal se unë e kam stimuluar, nuk ka të bëj me këtë. Por duke ditur zhvillimet që ndodhën pas largimit të tij vërtet edhe njëherë i them publikisht ‘faleminderit’”, tha Kasami, raporton SHENJA.

I pyetur se nëse i faktorizon thirrja në polici, Kasami u shpresë së ata më së paku duan që në atë mënyrë të faktorizohen.

“Ne kemi agjendë politike dhe ajo agjendë politike ka të bëj me kthimin e demokracisë tek shqiptarët. Ajo që ka ndodhur tek bashkëqytetarët tanë maqedonas rotacioni politik shumë i natyrshëm dhe më i shpeshtë ne do të kishim dashur e njëjta të ndodhë edhe te shqiptarët. Atëherë kur duhej të ndodhë fatkeqësisht zoti Taravari e shpëtoi Qeverinë dhe nga një faktor opozitarë u bë patericë e Qeverisë”, deklaroi Kasami.

MARKETING




You may also like