Kasami: Ky vit do të jetë vit i punës. Bashkërisht do ta ndërtojmë dhe zhvillojmë qytetin tonë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

I pari i Tetovës Bilall Kasami sot me ekipin e tij ka vizituar rrugën “Strasho Pinxhur” ku ka parë nga afër problemet e shfaqura në këtë rrugë. Kasami tha se kjo rrugë është lënë në harresë dhe që ka filluar rikonstruimin qysh përpara zgjedhjeve lokale. Kasami më tutje shtoi se në këtë rrugë do të bëhet rikonstruimi i rrjetit të ujësjellsit si dhe kanalizimi fekal e atmosferik.

Postimi i plotë i Kasamit:

“Me lokale biznesore përreth, e quajtur si Çarshia e qytetit nga vetë qytetarët, rruga “Strasho Pinxhur” që lidhë qendrën e qytetit me fshatrat Poroj, Xhepçisht dhe të komunës së Tearcës është lënë në harresë dhe që ka filluar rikonstruimin qysh përpara zgjedhjeve lokale. Sot, bashkë me ekipin tim pamë nga afër gjendjen e kësaj rruge, vështirësitë që ballafaqoheshin vozitësit dhe qytetarët që e frekuentojnë këtë rrugë njëkohësisht u zotova se së shpejti pas procedurave tekniko-administrative do të fillohet me asfaltimin e së njejtës. Gjithashtu, në këtë rrugë do të bëhet rikonstruimi i rrjetit të ujësjellsit si dhe kanalizimi fekal e atmosferik.
Ky vit do të jetë vit i punës. Bashkërisht do ta ndërtojmë dhe zhvillojmë qytetin tonë!” – tha au.

You may also like