Kartoni i kuq më i çuditshëm ndonjëher – Portieri e nokauton shokun e skuadrës pasi pëson gol

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në Irlandën e Veriut ka ndodhur një episode aspak i zakontë. Në kampionatin Irlandës po zhvillohej ndeshja mes Glentoran dhe Coleraine. Pas pësimit të golit portieri vendas sulmon shokun e skuadrës.

Vendasit ishin duke fituar me rezultatin 2:1, kur skuadra mike arriti të vendoste baraspeshën 2:2 në minutën e 80-të.

Në këtë moment ndodh e pazakonta, portieri Aaron McCarey, goditi mbrojtësin e skuadrës së tij Bobby Burns, duke e rrëzuar në tokë, teksa u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të qetësuar situatën.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes vendosi ta përjashtonte nga fusha e lojës duke e ndëshkuar me karton të kuq për veprimin që bëri. Sipas mediave, drejtuesit e klubit priten të marrin një vendim kundrejt portierit për këtë gjest të tij ndaj shokut të skuadrës.

Kjo ngjarje ka marrë vëmendjen e tifozëve duke u bërë dhe virale në rrjetet sociale.

You may also like