Karriera e trajnerit Ilir Daja, i cili mori drejtimin e Ballkanit

by admin
Spread the love

Trajneri i mirënjohur shqiptar, Ilir Daja sot është zyrtarizuar tek skuadra e Ballkanit, kjo pas largimit nga skuadra e Partizanit, shkruan Insporti.

55 vjeçari karrierën si menaxher e filloi në vitin 2005/06 me skuadrën e Elbasanit ku arriti të shpallet kampion në Kategorinë Superiore.

Daja kampion u shpall edhe me skuadrën e Dinamo Tiranës, prej ku u largua te Besa e Kavajës, për t’u rikthyer prapë tek ata me të cilët u shpall kampion.

Gjatë viteve 2012/2013, Ilir Daja u rikthye prapë tek Besa, për të kaluar tek bardhekaltërit një vit më vonë, me të cilët si pasojë e mungesës së rezultateve ndau rrugët në vitin 2016.

Trajneri Daja vazhoi me skuadrën korçare të Skënderbeut, me të cilët e fitoi titullin e tretë në karrierë.

Tutje, Daja karrierën e vazhdoi tek Flamurtari i Vlorës, për të u rikthyer tek Skënderbeu.

Së fundi ai ishte pjesë e Partizanit të Tiranës, prej ku u shkarkua si pasojë e rezultateve negative.

Daja tani do të vazhdojë karrierën me skuadrën suharekase të Ballkanit, ku për të është hera e parë që drejton një skuadër nga Kosova.

Ballkani shkarkoi javë më parë trajnerin Bekim Isufin pas vetëm 6 muajsh.

Ndryshe, pas përmbylljes së sezonit vjeshtor, skuadra suharekase rënditet në pozitën e tretë me 33 pikë të grumbulluara.

/Insporti.com

You may also like