Karantinë dhe izolim, KSI me rekomandime për rastet me linë e majmunit

by admin
Spread the love




Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme ka analizuar gjendjen aktuale në lidhje me paraqitjen e një rastit të dyshuar me linë e majmunëve në vend.
“U konstatuar se të gjithë institucionet përgjegjësie janë aktivisht të përfshira në procesin e analizës epidemiologjike, konfirmim laboratorik dhe izolim të rastit të dyshuar. Komisioni për Sëmundje Infektive rekomandoi masën e izolimit/ karantinës edhe atë: izolim në kushte shtëpiake dhe spitalore nëse ka raste rë dyshuara për linë e majmunit deri në testimi9n e tyre, izolim të rasteve të konfirmuara në kushte shtëpiake ose spitalore deri në mbarimin e sëmundjes, ndjekje të kontakteve për rastet e konfirmuara me linë e majmunit gjatë periudhës së inkubimit prej 21 ditë”, thuhet në njoftimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, raporton SHENJA.


You may also like