Kapllani: Nuk e imagjinoja të mbyllnim fazën të dytët, ndryshuam skemën për Tiranën

by admin
Spread the love

Trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani ka folur për Oversport pas suksesit 1-0 përballë Tiranës.

“Vinim nga tre ndeshje jo pozitive. Tirana është ekipi kampion, është ekipi pretendent për titull, kurse ne luajmë për mbijetesë. Ndryshuam pak modulin e lojës, duke marrë në konsideratë rrezikshmërinë e Tiranës në sulm, sidomos Xhixhën.

Çdo fitore ka shijen e vet. Ndaj Partizanit arritëm një fitore të madhe, ndërsa sot kishim shumë nevojë për tre pikët dhe me fat ia arritëm qëllimit. Jemi shumë të kënaqur.

Vendi i dytë në renditje? Nuk e kisha imagjinuar, por kërkoja shumë nga ekipi në fillim të sezoni dhe djemtë më janë përgjigjur shumë mirë. Pikët merren në fillim të kampionatit, sepse më pas gjithçka bëhet më e vështirë. Dua të falënderoj lojtarët, tifozët e Erzenit, që na kanë mbështetur gjithmonë. Edhe një falënderim për familjet tona, që vuajnë duke ndjekur ndeshjet tona”, ka thënë Kapllani. / Oversport.tv

You may also like