Kapllanaj akuzon gjyqtarët: Është një kastë e vjetër që dëmton qëllimisht Bylisin

by admin
Spread the love

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj ka patur kontestime për gjykimin dhe ka folur për Oversport në emisionin “Ti Bo Gol”.

“Rasti i penalltisë në fund të ndeshjes na penalizoi. Kemi rezerva për gjykimin. Kishte tendencë që në fillimin e ndeshjes, Smajli bëri tre herë rresht të njëjtën ndërhyrje dhe arbitri e toleroi.

Më shqetëson fakti, që janë disa gjyqtarë të vjetër, që sa herë janë përballë Bylisit, vijnë me tendencë dhe dëmtojnë skuadrën. Është një kastë e vjetër, që nuk i bën mirë Federatës dhe futbollit shqiptar.

Adrian Beqiri, Kridens Meta, Bujar Pregja janë tendenciozë ndaj Bylisit dhe asnjëherë nuk mbajnë drejtë. Këta Beqiri, Meta, Pregja nuk duhet të gjykojnë më ndeshje të Bylisit. Ka shumë arbitër të rinj, që bëjnë shumë mirë, kanë mbajtur ndeshjen mirë.

Edhe nëse gabojnë nuk paragjykohen, kurse këta janë një grup arbitrash që sa herë që Bylisi është mirë e penalizojnë qëllimisht. Një penallti e padhënë, një ndërhyrje e gabuar. Bylisi nuk është reali, këta na penalizojnë me vetëdije. I kam kërkuar federatës që Kridens Meta të mos na gjykojë, tani e futin ke VAR-i”, ka thënë Kapllanaj. / Oversport.tv

You may also like