Kapiteni “zikaltër” mbyll vitin, Lautaro mungon në sfidat e mbetura të 2023-shit

by admin
Spread the love

Viti 2023 mund të quhet totalisht i mbyllur për kapitenin dhe golashënuesin e Interit, Lautaro Martinez, me “bomberin” argjentinas që do të jetë një mungesë shumë e madhe në dy sfidat e mbetuar për teknikun, Simone Inzaghi.

 

Sulmuesi argjentinas doli i dëmtuar nga sfida e mesjavës në Coppa d’Italia, ndaj Bologna dhe testet e fundit tregojnë që ai nuk do të jetë i pranishëm për “Zikaltërit” në dy sfidat e radhës, ndaj Lecce-s dhe Genoa-s.

Nëse çdo gjë shkon sipas planeve, ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të viti 2024 kundër Verona, edhe pse pritet qe trajneri Inzaghi mos ta rrezikojë një dëmtim më të rëndë, që mund të shkatërrojë sezonin e derimëtanishëm. /i.m /abcnews.al

You may also like