Kapiteni legjendar zhgënjen tifozët gjermanë, Lahm: Franca fiton Europianin

by admin
Spread the love

Ish-mbrojtësi i Bajern Mynih dhe përfaqësueses gjermane Filip Lahm në pozitën e Ambasadorit të Kampionatit Europian, i cili do të zhvillohet pikërisht në Gjermani ka folur pa “doreza” në lidhje me kombëtaren pretendente.

I prononcuar në rrjetin televiziv të “AFP”, Lahm e bëri fakt të kryer suksesin e “gjelave” në “Euro 2024”, pavarësisht se të besuarit e Julian Nagelsman i mposhtën lehtësisht Kilië Mbape me shokë në miqësoren e zhvilluar në Lion.

Lahm- “Nuk kam asnjë mëdyshje se kush ekip ka shanset më të mëdha për të triumfuar në Kampionin Europian, ajo është Franca. Nëse i referohemi kualitetit francez, 40 talente meritojnë të luftojnë për 23 vende që do përfaqësojnë kombëtaren. Ekuilibri i grupit të Deshamp meriton vlerësim maksimal. Ata në bazë të produktivitetit në masë, mund të ndërtojnë 3 ekipe me të njëjtën efikasitet. Rivalët si Gjermania apo Anglia do të kenë shansin e tyre, megjithatë në këndvështrimin tim francezët janë një hapa para ndaj çdo kundërshtari. Shpresoj të jenë edhe përfaqësues që do dhurojnë surpriza në kompeticionin madhor, sikurse përshkroi rrugëtim të jashtëzakonshëm Islanada në Europianin e luajtur në vitin 2016”, përfundoi Filip Lahm.

Përpara disa muajsh, protagonisti në fjalë pohoi se “pancerat” mund të shkojnë deri në gjysmëfinale e “Euro 2024”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like