Kapiteni i Sitit, De Bryjne: E shijova pushimin 5 mujor, kam bërë shoferin e taksisë për fëmijët

by admin
Spread the love

Kevin De Bryjne pranoi se një pushim i detyruar prej pesë muajsh nga futbolli i ka bërë mirë atij, por ylli i Mançester Sitit e ka shijuar shumë punën e tij të dytë, atë “të shoferit të taksisë”. 32-vjeçari bëri rikthimin e tij të shumëpritur gjatë fitores 5-0 të Sitit në Kupën FA Cup kundër Hadërsfilldit të dielën, duke asistuar golin e pestë të Zheremi Dokut gjatë 33-minutave që luajti.

Por kapiteni zyrtar i “qytetarëve”, i cili konfirmoi se Kajl Uoker do të vazhdojë të mbajë shiritin pavarësisht rishfaqjes së tij, humbi gjysmën e parë të sezonit pas operacionit në muskujt e pasëm të kofshës dhe tani ai shpreson që të mund t’a ndihmojë skuadrën që të fitojë sa më shumë trofe këtë sezon. “Nuk është se kisha nevojë për një pushim, por e mora atë, për ta kthyer një disavantazh në avantazh”, tha De Bryjne. “Kur reflektoj për karrierën time, duke luajtur 10 vitet e fundit pa ndërprerje me një pushim të shkurtër, ndoshta ishte mirë për mua që të ristartoja disi dhe të kujdesesha për veten.

Më pëlqeu në një farë mënyre. Në fillim ishte një goditje e madhe, por e dija se do të isha jashtë për katër ose pesë muaj, kështu që pas reagimit të parë mendova me vete se duhej të punoja shumë dhe më pas mund të shijoja gjërat që kisha mundur të bëja me familjen dhe miqtë e mi. Mund të shkoja me pushime, gjë që nuk ka qenë kurrë e mundur normalisht gjatë vitit. Ndoshta ishte mirë të freskohesha pak. Ishte bukur të sillja djalin dhe vajzën time në stërvitjet e tyredhe të shihja ndeshjet e tyre.

Kur ke tre fëmijë nga mosha trederi në shtatë vjeç, unë jam nëthelb “një shofer taksie”. Mesfushori, i cili pohoi se ka vështirësi të shikojë futboll kur lëndohet, pret të jetë në stol kur Siti të udhëtojë në Njukasëll,të shtunën në mbrëmje. Ai mohoi se arsyeja për dëmtimin efundit, pësuar në javën e parëtë Premier Ligës kundër Bërnlejt, të ishte rezultat i rikthimittë shpejt pas të njëjtit dëmtimnë finalen e Champions-itkundër Interit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like