Kapiteni i Maqedonisë së Veriut: Kjo zhveshtore nuk ka të zinj e të bardhë, nuk ka shqiptarë apo maqedonas

by admin
Spread the love

Maqedonia e Veriut ka prekur fazën e “Play Off” të Katar 2022 për herë të parë në histori të Përfaqësueses, shkruan Insporti.

Pas ndeshjes ka folur kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Stefan Ristovski, i cili ka thënë se në këtë përfaqësuese nuk ka ndarje të lojtarëve në bazë të nacionalitetit të tyre.

“Jam shumë i emocionuar. Presioni e ka bërë të veten. Maqedonia nuk është mësuar të luaj këto ndeshje, për të shkuar në Evropian, për kualifikim në Botëror. Për fat kemi lojtarë të mëdhenj që luajnë në liga cilësore dhe kjo bëri diferencën. Kjo zhveshtore nuk ka të zinj e të bardhë, nuk ka shqiptarë apo maqedonas. Ka një fanellë dhe ne e kemi dëshmuar këtë” – tha Stefan Ristovski.

Golin e parë për Maqedoninë e Veriut e shënoi Ezgjan Alioski, kurse dy golat e tjerë i shënoi Elif Elmas

Maqedonia e Veriut së bashku me 4 shqiptarë është pjesë e “play off” për Botërorin “Katar 2022”

You may also like