Kapiteni dhe Pavard titullarë, Inzaghi nuk rrezikon Dimarcon

by admin
Spread the love

Lautaro Martinez ka lënë pas problemet fizike dhe është gati të rikthehet si titullar me Interin. Zikaltrit presin të shtunën Hellas Veronën në “San Siro”, takim që duhet fituar me çdo kusht.

Trajneri Simone Inzaghi ka marrë lajme shumë të mira nga infermieria.

Kapiteni argjentinas, i cili humbi ndeshjet me Leccen dhe Genoan në kampionat, është gati të formojë dyshen sulmuese me francezin Thuram.

Nga minuta e parë do e nisë edhe Benjamin Pavard, i cili do të formojë treshen e prapavijës bashkë me Acerbin dhe Bastonin. Ndërkohë që tek Interi nuk duan të nxitohen në lidhje me Federico Dimarcon.

“Raketa” e krahut të majtë, i cili ka patur probleme muskulore, do të jetë në dispozicion të trajnerit Inzaghi. Me këtë të fundit që nuk do të rrezikojë lojtarin, i cili do e fillojë sfidën nga pankina.

Inter-Hellas Verona, e programuar për të shtunën në drekë, do të transmetohet live në Shqip 2. Zikaltrit kryesojnë Serie A me dy pikë më shumë se Juventusi ndjekës.

You may also like