Kapiten me Partizanin dhe Tiranën, mbyll aventurën 2-vjeçare në Rumani

by admin
Spread the love

Idriz Batha i ka dhënë fund aventurës 2-vjeçare në Rumani. Ish-kapiteni i Partizanit dhe Tiranës, ka njoftuar largimin nga ekipi i UTA Arad.

Mesfushori 31-vjeçar zhvilloi 77 ndeshje në total me skuadrën rumune, teksa shënoi edhe një gol në kampionat.

“Dy vite të mrekullueshme, me vështirësi dhe lumturi. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit me të cilët punova, në veçanti tifozët e UTA Arad”, shkruan në rrjetet sociale “luftëtari” i mesfushës.

Batha ka dalë lojtar i lirë dhe po studion ofertat e ndryshme që ka marrë. Në Superiore përveç dy skuadrave kryeqytetase, lojtari gjirokastrit ka luajtur edhe me Flamurtarin, Teutën dhe Besën e Kavajës.

Batha dha një kontribut të madh në fitimin e titullit kampion nga Tirana në sezonin 2019/2020. Me bardheblutë e Egbos që riktheheshin në majën e futbollit shqiptar pas 11 vitesh. /Supersport


Top Channel

You may also like