Kapet shefi i drogave dhe e dashura që pastronte paratë pas pushimeve të luksit në Tailandë, sekuestrohen fitimet e krimit (fotot)

by admin
Spread the love

Një mbret ‘i vogël’ drogash dhe e dashura e tij bashkëpunëtore janë kapur nga policia britanike prej jetës së luksit dhe pushimeve ekzotike që reklamonin në rrjetet sociale.

Përveç dënimit me burg ata janë urdhëruar të kthejnë 30 000 paundë nga fitimet e tyre të jashtëligjshme, shkruan rrjeti Daily Mail.

32 vjeçari Christopher Williams, kishte fituar më shumë se 100,000 paundë me rrjetin e tij të shpërndarjes së heroinës e krak-kokainës në Barroë-in-Furness në veri të Britanisë.

E dashura e tij  26-vjecare Lauren Callister fitonte përqindjen e saj duke “pastruar” paratë e tij të jashtëligjshme.

Por teksa anëtarët e bandës së Williams shpërndanin mjerimin e tyre në rrugët e qytetit, ai e Callister fluturonin për pushime në Tailandë duke u ngrohur në plazhe me diell e vila luksoze.

Callister raportohej se kishte spastruar rreth £15,000 nga paratë e pista të Williams me llogaritë e saj bankare. Trafikantja bukuroshe mburrej në rrjetet sociale se po qëndronte për pushime në “vilën më të bukur në botë”, dhe pozonte në bikini me të dashurin në plazhet e famshme të Pileh Lagoon.

Ndërkohë sipas policisë, ushtarët e Williams në terren lëviznin mes Merseyside e Barrow, duke shpërndarë e rekrutuar njerëz për të mbajtur gjallë operacionet e tyre.

Por rrjeti i tyre u shemb kur policia identifikoi burimin e mesazheve të tyre të trafikut  dhe Williams e arrestua për shpërndarje heroine e kokaine.

Në fund të vitit të shkuar ai u burgos për tetë vjet e gjysmë nga gjykata e Preston.

Ai pranonte se kishte tërhequr dhe Callister në grupin e drogave, dhe kjo e shpëtoi atë nga burgu.

Të gjithë anëtarët e bandës u burgosën për më shumë se 40 thanë autoritetet.