Kapen farmacisti dhe i biri që fituan $4mln duke shitur barna artizanale nga ‘laboratori shtëpiak’ (fotot)

by admin
Spread the love

Një farmacist dhe i biri i tij në Britani menaxhonin një laborator sekret barnash duke prodhuar vetë të gjitha versionet e qetësuesve e duke arkëtuar miliona paundë, u tha sot në gjyqin e tyre ne Britani.

62 vjeçari Allen Valentine, dhe biri 39 vjeçar Roshan Valentine, kishin fituar të paktën 3.5 milionë paundë duke prodhuar barna si Xanax, Valium e Teva të cilat i shisnin në ‘rrjetin e errët’ të internetit.

Policia tha se kishte nisur hetimin e tyre prej vitit 2022 kur zbuluan se ata kalonin shumicën e ditëve bashkë me mikun e Roshan, Krunal Patel, në një magazinë në zonën Acton Business Park në Londër.

Kompania e tyre quajtur Puzzle Logistics prodhonte miliona tableta që prej krijimit në 2016.

Zyrtarët thonë se ajo besohet se është fabrika e parë ilegale e qetësuesve në Britani.

Treshja kishin hapur disa llogari në rrjetin e errët të internetit (ku gjurmimi është më i vështirë) ku reklamonin tabletat e tyre të qetësuesve Xanax e Diazepam.

Patel ishte shpërndarësi që shpesh dilte nga magazina me çanta të mëdha dhe kthehej më vonë me çantat e zbrazura.

Patel u arrestua pranë magazinës me 15 pako të etiketuara me destinacionet e shitjeve, më 17 gusht të vitit të shkuar.

Pas tij u arrestuan dhe Roshan e Allen Valentine ndërsa në magazinën e tyre policia gjeti kimikate, pajisje dhe arka me tableta të prodhuara.

Tabletat u zbulua se përmbanin substancën e ndaluar Benzodiazepine dhe derivate të saj.

Allen Valentine tha në gjyq se ishte doktor dhe i kualifikuar në farmaci.

Por prokurorët thanë se ata kishin krijuar një operacion të gjerë e të sofistikuar në prodhimin e drogave farmaceutike që shiteshin në rrjetin e errët për t’u dukur si të vërteta.

Treshja u shpallën fajtorë për bashkëpunim në prodhimin e mjekimeve me rekomandim dhe shpërndarje drogash, si dhe kopje ilegale të produkteve.

Dënimi do të jepet në një datë të mëvonshme.