Kaosi me mbeturinat në Shkup, punëtorët e Higjienës Komunale kthehen në punë – Shqip

by admin
Spread the love

MAZNEVA – ARSOVSKA: U PËRBALLËM ME SUKSES ME STRUKTURAT MAFIOZE

Për vetëm tre ditë që nuk u bë grumbullimi i mbeturinave, qytetin i Shkupit ngjante në kaos të vërtetë.

Por siç njoftuan nga Sindikata e Punëtorëve dhe Bordit drejtues i Organizatës Sindikale të Higjienës Komunale, punonjësit e Higjienës Komunale nga sot po kthehen në punë. Sipas tyre punonjësit e turnit të dytë nga sot do të kryejnë detyrat e tyre të punës.

“Ishim tani në “SUTKOS” dhe marrëveshja është që të fillojmë me punë dhe në mënyrë institucionale t’i kërkojmë të drejtat tona, do të shohim a nëpërmjet grevave apo nëpërmjet protestave në rrugë” – tha Deli Dardhishta.

E në pres konferencën e sotme, drejtorja Kosana Mazneva tha për media se Higjiena Komunale e ka përballuar me sukses bllokimin e strukturave mafioze.

“U përballëm me sukses me struktura që nuk lejuan asnjë punëtor të kryente detyrën. Prej disa ditësh një grup i vogël punonjësish mbajnë turnin e tretë të ndërmarrjes prej më shumë se 15 vitesh, në kundërshtim me ligjet dhe kontratën kolektive dhe shumica e tyre nuk paraqiten në punë dhe bllokojnë funksionimin e rregullt. Ata nuk kanë lejuar pastrimin e mbeturinave në territorin e qytetit të Shkupit. As unë dhe as Arsovska nuk do të lejojmë që të vazhdojë arbitrariteti i një grupi të caktuar. HK do të vazhdojë me detyra të rregullta të punës. Pas orës një të mëngjesit, ekipet janë lëshuar në terren dhe ju siguroj se në asnjë lagje nuk do të ketë mbeturina, do të punojmë pa ndërprerje. Mbaroi puna me strukturat mafioze. Puna ime si drejtor i HK është të menaxhoj ndërmarrjen. Ministria e Brendshme dhe Prokuroria Publike janë njoftuar për ata persona për të cilët kemi dyshime dhe për ta kemi dokumente që mund të ndihmojnë, u janë dorëzuar atyre” – deklaroi Kosana Mazneva.

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska i doli në mbrojtje drejtores së HK dhe siç tha duhet të përshëndetët ajo që ka dikush që po merret me ata mafiozë pas 30 vitesh.

“Nuk ka më mafioz për të shantazhuar, nuk ka struktura politike që të luajnë me jetën e qytetarëve. Janë mbledhur 50 persona, prej të cilëve 30 nuk janë punonjës të HK dhe të gjithë personat janë detektuar në MPB. Të gjithë ata që kanë heshtur këto 30 vite duhet të kenë turp, sidomos që nuk kishte një burrë që të ngrihej dhe ta kundërshtonte. Ne nuk mund të plotësojmë në pesë orë atë që mafiozët bënë në tre ditë. Këtu nuk ka më vend për jo punëtorët. Vështirë se dikush ka guxuar të përcjellë e të thotë se kemi kapur njerëz që kanë pesë vite që janë në Gjermani dhe Zvicër dhe kanë marrë rrogë. Nuk po pyesni veten se si ndodhi kjo? Në listë janë 45 persona të punësuar nga një familje, që tregon shumë për mënyrën se si është punuar” – deklaroi Danella Arsovska.

Ashtu siç u paralajmërua nga sindikata pas marrëveshjes së arritur gjendja në terren po shkon drejte normalizimit. /KlanMacedonia/

You may also like