Kanye West i dëshpëruar (publikisht) që të ribashkohet me Kim

by admin
Spread the love

Kanye West ka bërë një kërkesë publike sipas së cilës lutet që familja e tij të kthehet së bashku, duke iu referuar, Kim Kardashian dhe fëmijëve të tyre.

Artisti përdori Instagram për të ndarë një galeri fotografish nga revista Vogue të gruas së tij 41-vjeçare me fëmijët e tyre duke shkruar: “Zot të lutem bëje bashkë familjen tonë”. Kjo vjen vetëm disa ditë pasi ish-çifti u grindën në Instagram për një TikTok video të vajzës së tyre North dhe pasi u zbulua arsyeja e ndalimit në divorcin e tyre.

Kim është përpjekur prej muajsh të divorcohet, por refuzimi i artistit për ta nënshkruar është arsyeja që procesi nuk është realizuar akoma. Në dhjetor, TMZ raportoi se Kim dorëzoi dokumentet ligjore, të cilat do ta bëjnë atë ligjërisht një grua beqare nëse nënshkruhet nga një gjykatës.

Lëvizja ligjore në thelb kërkon që gjyqtari të ndajë çështjet e kujdestarisë së fëmijëve, pronës dhe implikimeve financiare nga statusi aktual martesor./revistawho.com

You may also like