Kanë përfunduar punimet ndërtimore në rrugën “40” në komunën e Shuto Orizares

by admin
Spread the love

Kanë përfunduar punimet ndërtimore në rrugën “40”, degë e bulevardit “Brigada maqedono-kosovare” në komunën e Shuto Orizares.

“Me urdhër të Qytetit të Shkupit, ekipet e NP Rrugët dhe rrugicat realizuan me sukses këtë projekt, me çka banorët e Shuto Orizares bëhen me infrastrukturë të re rrugore dhe zgjidhje për problemet e kahmotshme në këtë pjesë të qytetit”, njofton Qyteti i Shkupit.

Poashtu thuhet se, në bashkëpunim me komunën e Shuto Orizares, me këtë lëvizje planifikon të nisë aktivitetet e ndërtimit edhe në rrugën “50”, ndërsa tashmë është përfunduar edhe rruga “38”.

“Të gjitha këto projekte janë të një rëndësie domethënëse për qytetarët, kërkesa e të cilëve realizohet pas 30 vitesh. Qëllimi kryesor i aktiviteteve aktuale të ndërtimit të qytetit në Shkup është që qyteti të zhvillohet në mënyrë të barabartë, me realizimin e projekteve si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

MARKETING




You may also like