Kancelari gjerman thotë se vendi i tij duhet t’i japë fund këtë vit importit të naftës ruse

by admin
Spread the love

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se mendon se Gjermania do të jetë në gjendje ta ndalojë importin e naftës ruse këtë vit, shkruan BBC.

Duke folur në një konferencë për shtyp të premten me kryeministrin britanik Boris Johnson në Londër, Scholz theksoi faktin se Gjermania po punon në mënyrë aktive për t’u bërë e pavarur nga importet ruse të naftës.

“Gjermania mendoj se do të jetë në gjendje t’i japë fund këtë vit importit të naftës ruse, por duhet ta kemi parasysh se Gjermanisë do t’i duhej më shumë kohe për ta hequr qafe gazin rus”, ka thënë Scholz.

“Ndalimi i importeve ruse të energjisë kërkon investime dhe infrastrukturë. Gjermania kishte përgatitur hapa për t’u bërë e pavarur nga importet ruse të energjisë para se të fillonte lufta, sepse ne e dinim që ky problem do të ishte”, ka deklaruar Scholz.

Rruga Press

You may also like