Kanarsa: Komplimente Korabit, na mposhti një ekip me eksperiencë

by admin
Spread the love

Ëndrra e Apolonisë për tu kthyer në Superiore u ndal nga Korabi, që triumfoi në finalen e Play Off-it të Kategorisë së Parë. Pas përfundimit të kësaj sfide, tekniku i fierakëve, Juri Kanarsa ka folur për “RTSH Sport”.

“Pësuam golin shumë shpejt. Reaguam shumë mirë, por kishim përballë një ekip me shumë eksperiencë. Nuk dua të akuzojë asnjë repart, ishim pak a shumë të gjithë aty. Por ky është futbolli. Dua t’i jap komplimente ekipit të Korabit dhe i urojmë fat të mbarë në vazhdimësi.

Kategoria e Parë ka goxha ritëm. Njoftoj televizionet që të hedhin një sy më tepër në këtë kategori. E ardhmja? – Nuk e di akoma. Duhet të flas me presidentin për këtë gjë”, ka thënë trajneri i Apolonisë. / Oversport.tv

You may also like