Kanadaja ndalon shitjet e armëve te Izraeli pas votës ‘jo-detyruese’ në parlament

by admin
Spread the love

Mocioni i partisë Demokratike të Re kaloi në parlamentin kanadez me mbështetjen e Liberalëve, të Blloku i Kebekut, dhe i Partisë së Gjelbër.

Ministrja e jashtme Mélanie Joly, tha për rrjetin vendas Toronto Star se qeveria e saj do të ndalojë dërgesat e ardhshme të armatimeve. “Kjo është reale,” tha sot ajo.

Vendimi vjen pas mocionit parlamentar të demokratëve të rinj (NDP) , të cilët mbështesin qeverinë pa maxhorancë të kryeministrit Justin Trudeau, por shprehën zhgënjimin për dështimin e Izraelit në mbrojtjen e jetës së civilëve në fushatën në Gaza.

Mocioni i kaluar me shifrat 204-117 i bënte thirrje gjithashtu Kanadasë të punojë drejt  “krijimit të shteti të ardhshëm të Palestinës”

Vota erdhi pas ndryshimeve të minutës së fundit teksa më herët ishte shkruar se i bënte thirrje qeverisë “të njohë shtetin e Palestinës”.

Kanadaja kishte thënë më herët se po ndalonte lejet e eksporteve ushtarake drejt Izraelit, edhe pse Trudeau ka thënë se “Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten” në lidhje me bombardimet në Gaza, që nisën pas sulmit të Hamas në Izrael më 7 tetor.

Por grupi i aktivistëve për Paqe e Drejtësi në Lindjen e Mesme e quante mocionin “deklaratë e shpëlarë” dhe një “hap i vogël për t’i dhënë fund bashkëpunimit të Kanadasë në gjenocidin në Gaza”.

Ndërsa grupi lobues hebre qendra e “Çështjeve Hebreje dhe të Izraelit” tha se mocioni ishte “i keqinformuar dhe i pamenduar”.


Top Channel

You may also like