KANADA – Vdes në moshën 84-vjeçare ish-kryeministri Brian Mulroney

by admin
Spread the love

NJU JORK, 1 mars /ATSH-DPA/- Ish-kryeministri kanadez Brian Mulroney vdiq në moshën 84-vjeçare, tha vajza e tij në një postim në X, dikur Twitter.

“Ai vdiq i rrethuar paqësisht nga familja,” shkroi sot Caroline Mulroney.

“Mulroney nuk pushoi kurrë së punuari për kanadezët. Ai gjithmonë kërkoi ta bënte Kanadanë një vend edhe më të mirë për ta quajtur shtëpi”, shkroi kryeministri aktual i Kanadasë, Justin Trudeau.

Politikani i Partisë Konservatore Progresive (PC) ishte kryeministri i 18-të i vendit dhe qëndroi në detyrë nga 1984 deri në 1993.

Arritja e tij më e madhe ishte negocimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA) midis Meksikës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, e cila erdhi në fuqi në vitin 1994.

Mulroney gjithashtu forcoi marrëdhëniet me SHBA-në dhe bëri fushatë kundër aparteidit në Afrikën e Jugut.

Mulroney lindi nga prindër emigrantë irlandezë në provincën e Quebec dhe fliste anglisht dhe frëngjisht.

Në vitet 1960, ai u tërhoq nga politika. Ai arriti një fitore dërrmuese zgjedhore me Partinë e tij Konservatore Progresive në 1984. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like