KANADA – Papa Françesku nuk përjashton dorëheqjen

by admin
Spread the love

ROMË, 30 korrik /ATSH-DPA/ – Papa Françesku vazhdon të mos përjashtojë dorëheqjen si kreu i Kishës Katolike.

“Dera është e hapur. Është një opsion shumë normal”, u tha 85-vjeçari gazetarëve teksa fluturonte dje për në Romë nga udhëtimi i tij në Kanada.

”Nuk po mendoj ta jap dorëheqjen tani, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të fillojë pasnesër”, shtoi argjentinasi.

Në këto gjashtë ditët e fundit, ai mezi bën disa hapa dhe ulet në një karrige me rrota, pasi prej disa kohësh vuan nga një dëmtim në gju.

“Unë nuk mendoj se mund të vazhdoj me të njëjtin ritëm si më parë. Duke menduar për moshën time dhe kufizimin tim, duhet ta marr më me lehtësi”, shpjegoi ai.

Problemi i tij në gju mund të zgjidhet me operacion, por papa Françesku nuk dëshiron të hyjë përsëri në operacion, pas atij të bërë në zorrën e trashë, pak më shumë se një vit më parë.

”I gjithë problemi është anestezia. Mos luani me të”, thekson ai./ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like