Kampioni i Italisë nuk rinovon me Napolin, vazhdon kontaktet me Interin

by admin
Spread the love

Merkatoja në Serinë A dhe kryesisht ajo e Interit, do të jetë e lidhur detyrimisht me rinovimet dhe përfundimin e kontratave. Zikaltrit janë duke monitoruar të gjitha mundësitë që mund të përforcojnë skuadrën me kosto të ulët ekonomike dhe përpos urgjencës së reparteve të tjera, ai më komodi është mesfusha.

Interi është i kompletuar në mesfushë për momentin, por Dejvi Klasen dhe Stefano Sensi mund të largohen në verë, atëherë kur zikaltrit mund të afrojnë të tjerë emra.

Një nga më të përfolurit është Piotr Zeilsnki, pasi siç ka konfirmuar dje “La Gazzetta dello Sport” , mesfushori ka refuzuar propozimin për të rinovuar për 3 vite me 4.5 milionë euro në sezon me Napolin.

ZIELINSKI

Polaku ka qenë prej kohësh nën monitorimin e Interit dhe jo vetëm kaq, por sipas së përditshmes klubi ka pasur tashmë dialogë me rrethin e tij, edhe pse Juventusi nuk po qëndron indiferent.

Nga ana tjetër, indiferent nuk ka qëndruar as Aurelio de Laurenits, që ka thumbuar lojtarin e tij. “Ai kishte thënë që do të qëndronte te Napoli gjithë jetën. Por duke qenë një polak, ndoshta dielli dhe deti nuk i pëlqejnë gjithmonë. Ndoshta është mësuar me mjegull”, është shprehur presidenti, duke iu referuar qyteteve veriore.

Një tjetër emër që po ndjek Interi është ai i Mat O’Railit, mesfushori 23-vjeçar i Gllasgout që ka tërhequr vëmendjen e të tjera klubeve europiane si Uest Hemi, Aston Vila dhe Atletiko Madridi.

PANORAMASPORT.AL

You may also like