Kampioni i ‘bodybuilding’ vdes nga ataku kardiak në moshën 46 vjeçare (fotot)

by admin
Spread the love

‘Bodybuilder-i’ profesionist Shawn Rhoden raportohet se ka vdekur në moshën 46 vjeçare nga një atak kardiak që rezultoi fatal.

Homazhe të shumta bëheshin nga fansat për ish-kampionin britanik.

Rrjeti Generation Iron shkruante se stërvitësi i Rhoden, Chris Aceto, gjithashtu kishte konfirmuar vdekjen e sportistit për miqtë e afërt.

Rhoden ishte një legjendë e sportit të bodybuilding por ishte përballur me kontestime të shumta pas fitores së titullit ‘Mr. Olympia’ në 2018.

Ai kishte nisur sportin e bodybuilding në 1992 në nivel fare amator.

Por pas disa vitesh ai pësoi disa plagosje dhe më pas prej problemeve familjare u bë i varur nga alkooli.

Rhoden arriti të ruante ritmin e tij të rekuperimit  dhe në vitin 2010 fitoi titullin profesional IFBB Pro.

Ndërsa në debutimin e tij  konkurrues u rendit i 11-ti në Mr. Olympia 2011.

Rhoden arriti të mundë Phil Heath për të fituar konkurrimin Mr. Olympia në moshën 43 vjecare në 2018, duke u bërë kështu ‘bodybuilder-i’ më i moshuar që e fiton titullin.


‘Bodybuilder-i’ profesionist Shawn Rhoden raportohet se ka vdekur në moshën 46 vjeçare nga një atak kardiak


Top Channel

You may also like