Kampionati skocez ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo, bastet shpallin fitues sërish Celtic

by admin
Spread the love

Më 30 korrik do të startojë kampionati skocez i futbollit të cilin mund ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Rangers dhe Celtic nisin duelin si ekipet protagoniste në këtë kampionat, ndërsa konsiderohen gjithashtu edhe favoritët për titullin kampion.

Këtë gjë e tregojnë edhe kompatinë e basteve të cilat kanë bërë kuotimet e veta për ekipin që do të fitojë titullin. Celtics vazhdon të qëndrojë në krye të favoritëve ndërsa vlerësohet me koeficientin 1.6 për të ngritur trofeun e kampionatit skocez në fundin e sezonit.

Në vend të dytë renditen rivalët e përjetshëm Rangers. Këta të fundit e kanë koeficientin 2.3 për t’u shpallur kampion, ndërsa ekipet e tjera konsiderohen si praktikisht të pamundura për të fituar titullin kampion. /oversport.tv

Foto: Celtic FC, Facebook

You may also like