Kampionati kombëtar dhe ballkanik i skive në Dolomite, Xhepa renditet i dyti

by admin
Spread the love

Janë mbyllur me sukses garat e Kampionatit Shqiptar te Skive 2023, njëkohësisht edhe garat e Kampionatit Ballkanik.

Ne këto dy dite janë zhvilluar garat ne disiplinat e Sllalomi Gjigand dhe Sllallom. Mbi 25 shtete nga e gjithë bota dhe 8 shtete ballkanike morën pjesë në këtë aktivitet të organizuar tashmë për të tretin vit radhazi nga Federata Shqiptare e Skive.

Garat ballkanike janë dominuar nga skiatorët slloven, ku Klement Kosi për meshkuj fitoi si në Gjigand ashtu dhe ne Sllallom. Për ferma, ditën e parë në Sllallom fitoi skiatorja nga Bullgaria Anina Zyrbrigen, ndërsa në Sllallomin Gjigand ka qenë përsëri një dominim slloven ku fituesja ishte Nika Tomsic.

Në podium janë ngjitur edhe skiatorët rumune. Nuk ka mbetur edhe më mbrapa Shqipëria në këtë kampionat ballkanik. Për meshkujt, Denni Xhepa u rendit i dyti në Disiplinën e Sllallomit Gjigand.

Në kategorinë e përgjithshme të kombinuar, garat u dominuan nga skiatorët zvicerian. Në këto gara kanë marrë pjesë më shumë se 160 sportistë të një niveli shumë të lartë, pasi ky kampionat kombëtar dhe njëkohësisht edhe ballkanik, i zhvilluar në një prej qendrave më të mëdha në Evropë dhe jo vetëm në Itali, si Dolomitet, ka patur pikë të rëndësishme Fiss, që skiatorëve nga e gjithë Europa i vlejnë për renditjen e tyre të përgjithshme që i jep mundësi më pas në pjesëmarrjen e aktiviteteve më të mëdha si europiane apo botërore.


Top Channel

You may also like