Kampionati i vajzave/ Zbardhet axhenda e javës së shtatë, të gjitha ndeshjet luhen të shtunën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kampionati i vajzave do të rikthehet sërish në fushë, me të pesta sfidat e javës së shtatë që janë planifikuar të zhvillohen ditën e shtunë. Katër prej këtyre takimeve do të nisin në orën 13:00, ndërsa ndeshja që do të ulë siparin e kësaj jave të shtatë, Kinostudio – Vllaznia, do të luhet në ora 14:30.

Apolonia do të presë në shtëpi ekipin e Skënderbeut. Një ndeshje e lehtë në letër për fieraket, të cilat renditen në vendin e tretë dhe nuk njohin rezultat negativ prej tre javësh. Nga ana tjetër, Tirana e vendit të dytë do të luajë në shtëpi kundër Lushnjes, një sfidë jo e vështirë për vajzat bardheblu që kërkojnë të marrin fitoren e shtatë radhazi.

Në të njëjtën orë, do të luhen edhe dy sfidat e tjera të javës së shtatë. Ekipi i Partizanit do të luajë në transfertën e Kukësit, një takim jo shumë i lehtë për të dyja ekipet. Pas dy javësh negative në kampionat, dy skuadrat janë në kërkim të një rezultati pozitiv. Nga ana tjetër, Laçi do të presë në shtëpi ekipin e Teutës. Laçjanet morën pikën e parë pas gjashtë javëve kampionat ndaj Partizanit në transfertë javën e kaluar, teksa këtë javë do të kërkojnë të bëjnë sërish surprizën.

Pas Parisit, ku Vllaznia e vajzave u përball kundër Paris Saint-Germain, kampionet në fuqi të vendit do të udhëtojnë drejt kryeqytetit. Takimi i radhës është ai ndaj Kinostudios, një sfidë që nuk duket shumë e vështirë për shkodranet. Ndeshja nis në ora 14:30 dhe do të luhet në QSK Kamëz.

Ndeshjet e javës së shtatë në kampionatin e vajzave:

Apolonia – Skënderbeu, e shtunë, ora 13:00

Kukësi – Partizani, e shtunë, ora 13:00

Laçi – Teuta, e shtunë, ora 13:00

Tirana – Lushnja,e shtunë, ora 13:00

Kinostudio – Vllaznia, e shtunë, ora 14:30

 

Renditja aktuale:

Vllaznia 18 pikë

Tirana 18 pikë

Apolonia 15 pikë

Kinostudio 12 pikë

Partizani 7 pikë

Kukësi 7 pikë

Teuta 3 pikë

Skënderbeu 3 pikë

KF Laçi 1 pikë

Lushnja 0 pikë

 

 

You may also like