Kampionati i hedhjes në Korçë/ Garë në disiplinat e diskut, shtizës, çekiçit dhe gjyles

by admin
Spread the love

Kampionati i hedhjeve në disiplinat e diskut, shtizës, çekiçit dhe gjyles është zhvilluar në qytetin e Korçës.

Pavarësisht se nuk janë sporte masive duket se vit pas viti numri i të rinjve që u drejtohen këtyre sporteve po reduktohet ashtu siç vihet re edhe në këtë kampionat.

Trainerja e ekipit të Tiranës për vajza tregon se këto sporte janë drejt zhdukjes dhe për këtë rendit disa arsye mes të cilave mungesën e infrastrukturës por edhe të politikave të duhura.

Dhimitri Jorgos, rekordmeni dhe kampioni ballkanik në hedhjen e diskut edhe pse 60 vjeçar sot ka shumë pak konkurrentë. Ai tregon se tek të rinjtë mungon pasioni drejt të tilla sporteve.

Pa konkurrencë dhe kushte të favorshme atletika dhe disiplina të ndryshme rrezikojnë të mos praktikohen më në vendin tonë.


Top Channel

You may also like