Kampionati i bodybuilding, u zhvillua në Gjirokastër edicioni i 7-të

by admin
Spread the love

Në Gjirokastër u mbajt kampionati i 7-të kombëtar i bodybuilding natyral.

25 pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria, garuan në kategori të ndryshme, duke nisur nga grup moshat nën 18 deri tek ato mbi 40 vjeç.

Sporti që kërkon trajnim sistematik për të formuar natyralisht linja fizike ka një numër të madh ndjekësish edhe në Shqipëri megjithatë sportistët kërkojnë mbështetje jo vetëm për eventet e tyre por edhe për njohjen më të gjerë të këtij sporti.

Renald Bejtja nga Tirana, 32 vjeç u vlerësua si kampion absolut pasi konkuroi dhe fitoi në tri kategori të ndryshme.

Tasim Ruka një i ri nga Memaliaj që doli fitues i vendit të parë në kategorinë e tij është i vetmi që trajnohet për këtë sport në qytezën e Memaliajt.

Në kampionat në kategorinë e femrave morri pjesë vetëm një vajzë Oriela Trako nga Gjirokastra e cila u nderua me një çmim special.

Nikollaq Muço kreu i Federatës Kombëtare të bodybuilding natyral tha se organizime të tilla i shërbejnë njohjes dhe masivizimit të sportit, por janë njëkohësisht thirrje për mbështetjen e sportistëve me mjete dhe mjedise më dinjotoze stërvitjeje.

Gjatë eventit u tërhoq vëmendja për problemin e dopingut dhe përdorimit në masë të steroideve çka është duke dëmtuar sportin, përpjekjet dhe mundin e qindra atletëve.


Top Channel

You may also like