Kampet e të pastehëve detyrojnë mbylljen e barit historik në Kolorado (fotot)

by admin
Spread the love

Një nga baret më të vjetër ‘LGBT’ në Denver, kryeqytetin e shtetit amerikan të Kolorado, është mbyllur dje pasi ishte “mbytur” nga kampet e të pastrehëve që kanë mbushur qytetin.

Bari Triangle Bar tha se kishte humbur më shumë se 50% të volumit të punës muajt e fundit teksa pronari Scott Coors tha se dështimi i tavernës erdhi prej problemit të pashtershëm të të pastrehëve dhe refugjatëve në qytet.

“Triangle Bar Denver mbyll sot dyert teksa siç u konfirmua në sondazhe, kampet e të pastrehëve rreth nesh përbëjnë një shqetësim shëndeti e sigurie që gradualisht mbyti volumin tonë të punës”, tha Coors për rrjetin vendas Denver7.

“Kishim punuar për të krijuar një ambjent të sigurt për të gjithë anëtarët e komunitetit në gjashtë vitet e fundit, të cilët i falenderojmë për mbështetjen”.

Bari duket se dështoi pas një  sondazhi prej 500-personash që tha se 75% e tyre vinin më rrallë aty, 60% për arsye të shqetësimeve të sigurisë nga kampet e të pastrehëve që kanë mbushur vendin.

Qytetet e tendave të mbushura me mbeturina, dyshekë e droga, kanë krijuar një pamje të frikshme në disa qendra të mëdha amerikane, të cilat duket se nuk shqetësojnë sa duhet autoritetet.

Triangle Bar, njihej prej disa dekadash është vetëm 1.5 km larg një kampi masiv tendash me të pastrehë.

Problemet e sigurisë kanë qenë të vazhdueshme në kamp duke bërë që Coors të mendonte mbylljen prej gushtit nga “problemi i pazgjidhshëm” i të pastrehëve.