Kamioni i fundit me mallra serbe hyri në Kosovë në orën 16:00 (VIDEO)

by admin
Spread the love

Pas raportimit për kidnapimin e tre policëve të Kosovës në veri të vendit nga policia e Serbisë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes së prodhimeve serbe.

Siç mëson Shqip jozyrtarisht, edhe nga Dogana e Kosovës, vendimi është marrë pak kohë më parë.

Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, ka bërë të ditur se kamioni i fundit që ka hyrë në pikën kufitare në Merdare e që kishte mallra dhe produkte serbe ka qenë në ora 16:00.

Që nga ora 16:00 më asnjë kamion apo maune nuk ka hyrë në Kosovë.

Ato kanë mbetur në territorin e Serbisë dhe më nuk kanë arritur të hyjnë në Republikën e Kosovës.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like