Kameruni fiton me poker golash dhe kualifikohet në 1/8!

by admin
Spread the love

Kameruni bëhet skuadra e parë që kalon zyrtarisht fazën e grupeve në Kupën e Afrikës.

Vendi organizator fitoi edhe ndeshjen e dytë në grupin A pasi mposhti lehtësisht me rezultatin e thellë 4-1 duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve dhe duke prerë biletën për në raundin tjetër.

Edhe pse e pa veten shumë shpejt në disavantazh pas golit të Hottesa që në minutën e 4-t për etiopianët, Kameruni reagoi menjëherë duke barazuar rezultatin me Toko Ekambi në minutën e 8-të, ndërkohë që në pjesën e dytë luanët e Afrikës shënuan dhe tre herë të tjera me Vincent Aboubakar që realizoi dy herë dhe sulmuesin e Lyon Toko Ekambi që kompletoi gjithashtu dopietën personale për suksesin e thellë me shifrat 4-1 të Kamerunit që tashmë pret të mësojë kundërshtarin në 1/8-at.


Top Channel

You may also like