Kam siguri të verbër tek ai, erdha pa merak në Big Brother

by admin
Spread the love

Olta Gixhari, aktorja e njohur shqiptare e cila së fundmi është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP ka treguar detaje rreth bashkëshortit të saj dhe marrëdhënies së tyre. Ajo tha se ka besim të verbër tek ai, pasi kështu e kanë ndërtuar marrëdhënien së bashku.

Aktorja zbuloi se partneri i saj nuk i fsheh asgjë, ndërsa tregoi se marrëdhënia e tyre kaq e konsoliduar funksionon prej katër vitesh. Kjo është edhe arsyeja se pse ajo vendosi të bëhej pjesë e Big Brother VIP Albania, për shkak të besimit që ka kundrejt tij. Ndërkaq, Olta i bëri edhe një thirrje vajzave të luftojnë për të tilla marrëdhënie, sepse ekzistojnë.

“Unë me partnerin tim ka një marrëdhënie që mund tja lëmë njëri tjetrit celularin pa problem. Unë kam siguri të verbër, se ai nuk përpiqet kurrë të më fshehë asgjë.  Dhe kjo marrëdhënie ka 4 vite kështu, unë kam shumë besim dhe mora besimin të vij këtu pa pasur asnjë merak. Luftoni për këto marrëdhënie goca se ekzistojnë- rrëfeu ndër të tjera Olta Gixhari në shtëpinë e Big Brother.

Kujtojmë që aktorja bashkëjeton prej disa vitesh me partnerin e saj në Spanjë. Çifti janë edhe prindër të një djali të vogël, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Amar.

You may also like