Kam luajtur me një thikë me dy presa, publiku më sheh ndryshe nga banorët

by admin
Spread the love

Armaldo Kllogjeri është një nga personazhet më të komentuar të shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Pozicionimi i Maestros në krah të Oltës dhe kundër Luizit nuk është pritur shumë mirë jo vetëm nga këngëtari, por edhe nga ndjekësit e programit dhe fansat e këtij të fundit.

Së fundmi, Maestro ka vendosur t’i japë fund njëherë e mirë këtij diskutimi, duke shpjeguar edhe ‘pozicionimin’ e tij. Ai tha se ka qëndruar në krah të të dyve kur kanë kaluar momente të vëvshtira, qoftë Luizi, por edhe Olta. Por, në fakt ai nuk është me asnjërin.

“Përsa i përket Oltës nuk e kuptoj pse është ky perceptim. Unë edhe para debatit me Luizin, këtë raport kam patur me Oltën. Unë kam qenë gjithmonë në bisedime edhe me ata, edhe me ata. Në momentin që nuk është dhënë një debat i Oltës dhe Luizit, Luizi ka qenë i rënduar, unë i mora vajzat dhe thashë hajde ta ngremë, sepse ai nuk duhet të bjerë.

Të njëjtën gjë kam bërë edhe me Oltën, kur ajo ishte emocionuar te pishina, e demoralizuar në një këndvështrim që ajo shikonte me veten e saj dhe nuk pranonte disa gjëra, unë përsëri bëra të njëjtën gjë i thashë që duhet të vazhdojë lojën dhe të përballojë sfidat që i dalin përpara.

Ne jemi këtu të tregojmë forcën tonë para të gjithë teleshikuesve. Ky ka qenë vendi ku unë kam dashur të jem. Unë kam luajtur me një thikë me dy presa. Unë e zgjodha vetë këtë rrugë për të treguar që unë në këtë lojë nuk jam me asnjërin pavarësisht si më shohin banorët, publiku mund të më shohë ndryshe. Ka qenë një luftë e ashpër me veten. Ka qenë edhe vështirësi” tha Armaldo.

You may also like