Kam harruar veten duke ardhur pas teje, të mbetemi miq

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Keisi Mejdini ka vendosur t’i japë fund lidhjes me artistin Krist Aliaj. Marrëdhënia që nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP para pak javësh duket se ka përfunduar shumë shpejt, me këngëtaren që i ka kërkuar artistit t’i japin fund lidhjes së tyre dhe të vazhdojnë të jenë miq.

Ajo u shpreh se ajo e pëlqen Kristin dhe do donte ta njihte më shumë jashtë, ndërsa lidhjen brenda shtëpisë ia kanë imponuar të tjerët. Ndër të tjera, Keisi tha se ka harruar veten e saj dhe banorët e tjerë mendojnë se ajo di vetëm të gatuajë brenda shtëpisë.

Biseda mes tyre:

Keisi: E gjithë gjëja, njohja jonë nuk të duket e çuditshme? Dua ta di se çfarë ndjen ti.

Kristi: Kemi kaluar shumë kohë mirë bashkë, kemi shumë komunikim të mirë.

Keisi: Mendon se ka rëndësi vetëm pëlqimi, duhet të ketë diçka më shumë por unë nuk e shoh atë pëlqimin  e madh. Nëse të them unë se më mirë të vazhdojmë si miq e të vazhdojmë jashtë, si do e merrje, do mërziteshe?

Kristi: Do mërzitesha, po ti duhet të mbrosh mbi të gjitha veten.

Keisi: E di pse po e bëj këtë? Kam menduar shumë mirë, kam qarë por tani jam në fazën që mendoj tamam. Erdha këtu dhe gjeta një person që pata një kimi dhe një pëlqim, ai pëlqimi në fillim ishte shumë i bukur, por mbeti aty. Ditët në vazhdim, njerëzit që e impononin, për një lidhje, ndërkohë që nuk kishte një lidhje, kjo gjëja i bëri të gjitha gjërat e tjera, erdhi edhe babi. Mua më trembi shumë, është gjë e madhe për jetën time, jam vetëm 22 vjeç, nuk e di si e kam mbajtur dhe shpërtheva. Nga imponimi i njerëzve, u tremba nga kjo gjëja që thonin kjo gruaja, vjehrri, dhëndri. U bë e tepërt kur thonin që Keisi vetëm gatuan, unë këtu kam ardhur të tregoj se këndoj, unë këtu kam harruar të këndoj, unë bëra shumë për ty, erdha pas teje e harrova veten time. Ti këtu e ke krijuar lojën tënde. E unë bëra për ty e lashë cdo gjë mënjanë.

Kristi: Po mirë dhe unë atë moment i shkëputa shumë nga kjo gjëja.

You may also like