“Kam biseda”, Fisnik Syla paralajmëron Fjolla Morina

by admin
Spread the love

Dy ditë më parë këngëtarja Fjolla Morina akuzoi ish-partnerin e saj Fisnik Sylën për kërcënime ndaj saj dhe vajzës, për mashtrime dhe hakmarrje.

Madje këngëtarja kërkoi ndihmë publikisht ndaj autoriteteve përkatëse pasi sipas saj Syla ka ushtruar presion mbi të si psikologjik ashtu edhe dhunë fizike ndërsa e quajti atë kriminel.

Ndër të tjera këngëtarja ka akuzuar ish-partnerin e saj se e ka vendosur ai armën në ngjarjen e ndodhur në vitin 2020. Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 kur në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja që është nënë e dy vajzave, po udhëtonte me një automjet “Audi Q7” e tha se arma ishte aksidentalisht në çantën e saj e bëri të ditur se do të apelonte dënimin.

Gjatë arrestimit ajo tregoi gjithashtu se ka qenë e helmuar dhe e pavetëdijshme mjaftueshëm për t’u përgjigjur. Si pasojë e dhunës psikologjike Fjolla thotë se ai ka dashur që mos jetë e aftë të kujdeset për fëmijën e saj, ndërsa edhe koncertet i janë bllokuar që mos të ketë të ardhura për vajzën. Fjolla tregon se ka dy biznese ku fiton të ardhura dhe ndihet e pambrojtur dhe e sulmuar.

Ditën e djeshme në një intervistë për “Top Channel”, ajo tha: “Ka ndodhur një herë, ka ushtruar dhunë, nuk e kam denoncuar. Kemi me ta hek kokën e vajzës”, tha Fjolla se ishte një nga kërcënimet. Fjolla i kërkon edhe Gjykatës së Apelit të merret me Fisnik Sylën pasi sipas saj ai është një kriminel i cili e ka sulmuar dhe ka dashur t’i bëjë keq asaj dhe vajzës dhe shprehet e gatshme të dorëzohet dhe t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve.

Nga ana tjetër Syla i ka hedhur poshtë pretendimet e këngëtares, duke e quajtur gjithçka shpifje me qëllim dëmtimin e imazhit të tij.

Në një prononcim për “Telegrafin”, Fisniku tha se këngëtarja tentoi për muaj të tërë me çdo kusht që të ribashkohet me të dhe se kur e pa që nuk po mund t’ia dalë, filloi me publikimin e videove në rrjetet sociale.

“Pasi që tentoi në të gjitha mënyrat që unë t’i rikthehem prap asaj dhe kur e pa që nuk ka më sukses dhe se kjo s’do të ndodhë kurrë, filloi të shpifë gjëra jo të vërteta. Dhe të ju them të drejtën, ato që thotë ajo më duken si përralla qesharake. E zbuloi një ‘qendër të krimit’ që sipas saj aq të fuqishme, duke i pasur nën ndikim edhe policinë, burgjet, shtetin madje edhe Ambasadën Amerikane. Çfarë të them tjetër përveçse shpreh keqardhjen time për gjendjen e saj emocionale dhe shumë jo-stabile që nuk din as vetë se çfarë dëshiron e për çfarë flet. Mua ma ka dërguar një bisedë një person shumë i afërt i saj, të cilën e ka porositur që të më provokojë mua dhe që të merr vesh përmes saj se a e dua unë ende Fjollën? Por kam edhe shumë të tjera, video, shkrime, mesazhe e dëshmi të tjera për t’i publikuar nëse do të jetë e nevojshme ndonjëherë”, përfundoi Fisnik Syla.

You may also like