Kam bërë plot operacione, më japin adrenalinë

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur dhe shumë e suksesshme braziliane, Anitta, nuk ka ngurruar të flasë për operacionet plastike që ka bërë. Në fakt, asaj i pëlqen transformimi.

Anita foli për ndërhyrjen në hundë, në nofull dhe zmadhimin e gjoksit, duke thënë se kirurgjitë nuk kanë të bëjnë me faktin se sa e kënaqur është ajo me veten.

Mes të tjerash, Anitta u shpreh: “Nuk ka të bëjë me faktin që nuk jam e kënaqur me veten. Për mua është njësoj si të ndryshoj flokët. Edhe nëse rezultati nuk është mirë, ose siç e prisja, përsëri më pëlqen procesi.

Më pëlqen adrenalina”, tha ajo për revistën “WSJ”. Madje, Anitta i ka përdorur operacionet si një frymëzim për muzikën e saj. Në fakt, ajo shfaqi gjashtë koka në kopertinën e albumit të saj Versions of Me, duke simbolizuar ndryshimet e shumta që ajo ka pasur gjatë viteve…

You may also like