Kalulu me grupin, Malik Çau dhe Çukvueze drejt stolit. Ja si pritet të rreshtohet Milani kundër francezëve

by admin
Spread the love

Dje në mesditë Milani punoi për stërvitjen e fundit në kuadër të ndeshjes kundër Ren, e planifikuar për sot në 18:45.

Kjo sfidë është e vlefshme për ndeshjen e dytë “play-off” të Ligës së Europës. Pas Malik Çaut, dje në stërvitje me grupin kanë qenë Tomori dhe Kalulu. Gjermani sot do të jetë rregullisht në formacion ku së shpejti do të ketë edhe Simon Kjaerin ose Gabian. Titullar për ndeshjen e sotme mund të shihet edhe Samuel Çukvueze, teksa Leao do të jetë në fushë ashtu si Joviç i cili do të shfrytëzohet në Francë duke qenë se në kampionat është i skualifikuar prej të kuqezit ndaj Monzës.

Dyshime edhe për Benaser që të dielën mori një goditje në kavilje, teksa as Kalabria nuk duket gati. Sa i përket mesfushës, Adli dhe Reijnders do të përbëjnë digën para mbrojtës ndërsa Çik do të luajë si fantazist. Krahët e prapavijës do t’i besohen Florencit dhe Teo Hernandezit, por nuk përjashtohet që në të majtë të luajë Terraçano.

FSD

PANORAMASPORT.AL

You may also like