Kalendari i ndeshjeve në Oversport dhe Tibo, spikat sfida Inter-Roma

by admin
Spread the love

E shtuna sjell një numër të madh eventesh sportive në kanalet Oversport të platformës Tibo. Ndeshje të Serie A, Abissnet Superiore, Kategorisë së Parë dhe Premier Ligës skoceze do të vijnë live dhe ekskluzivisht në një transmetim maratonë gjatë ditës së sotme.

Spikat përballja mes Interit dhe Romës në kampionatin italian, që padyshim është kryendeshja e kësaj të shtune.

Dita në Oversport nis me sfidën Flamurtari-Besa, e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë së Parë. Hearts-Rangers është sfida më interesante e javës në kampionatin skocez, që do të transmetohet live në Oversport 4.

Në orën 15:00 do të luhen 2 takime të javës së gjashtë të Superiores. Sfida më e rëndësishme e ditës luhet në Laç, aty ku vendasit presin Kukësin. Përballen dy skuadra që synojnë të dalin nga momenti i vështirë që po kalojnë. Egnatia do të ndeshet me Kastritotin në takimin tjetër të kampionatit shqiptar.

Java e tetë e Serie A starton me sfidën Napoli-Torino, kulmon me kryendeshjen Inter-Roma dhe mbyllet në mbrëmje me takimin Empoli-Milan.

 

You may also like