Kalendari i La Ligas, Uzuni debuton në ‘Wanda Metropolitano’, ja kur luhet “El Clasico”

by admin
Spread the love

Zbulohet kalendari i La Ligas për sezonin 2023-2024.

Këtë të enjte në selinë e Federatës Spanjolle u hodh shorti për 38 datat e kampionatit.

La Liga do të fillojë më 11 gusht (e premte) dhe do të përfundojë më 26 maj 2024 (e diel). Deri atëherë do të luhen 380 ndeshje të shpërndara në 38 javë. Sfidat do të luhen nga e premtja në të hënë.

Kampionia në fuqi, Barcelona, ​​do të vizitojë Coliseum Alfonso Pérez në Getafes në javën e parë. Nga skuadrat e promovuara së fundmi, Granada e Myrto Uzunit do të debutojë në “Wanda Metropolitano”, Las Palmas do të presë Mallorcan dhe Alavés do të luajë në “Nuevo Mirandilla”, në Cádiz.

Java 1

Sfidat “El Clasico”

Klasikja e parë e sezonit, Barcelona – Real Madrid, do të luhet për javën e 11-të (29 tetor 2023) në stadiumin olimpik “Montjuic”. Klasikja e kthimit, në “Santiago Bernabéu”, do të zhvillohet në kuadër të javës së 32-të, fundjavën e 21 prillit 2024.

Derbi i Madridit

Derbi i parë i Madridit do të jetë në “Metropolitano” më 24 shtator 2023, ndërsa i dyti do të luhet në “Santiago Bernabéu”, në fundjavën e 4 shkurtit 2024. Çuditërisht, do të luhet në të njëjtat javë si në sezonin e sapopërfunduar (6 dhe 24).


Top Channel

You may also like