Kajtazi thotë se asociacioni pritet ta ketë emrin ”Komunat vetëqeverisëse” (VIDEO)

by admin
Spread the love

Opinionisti, Vehbi Kajtazi, ka thënë se në dialogun mes palës kosovare dhe asaj serbe, pretendohet se ka pasur negociim për emrin e asociacionit, që siç tha pritet të quhet tutje ”Komunat vetëqeverisëse”.

”Këtë lloj emri pritet me pasë, ky asociacion, ky lloj pushteti. Dhe sepse tingëllon shumë butë”, u shpreh ai në Rubikon, transmeton klankosova.tv.

Tutje theksoi se kryeministri Albin Kurti, çështjet e dialogut dhe marrëveshjeve, nuk i diskuton me Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes.

”E ka një strukturë të caktuar me të cilët diskuton, por jo me shumë deputetë të cilët nuk jam i sigurt që i njeh mirë se kënd e ka deputet”.

Madje në diskutim me ish-deputetin e Vetëvendosjes, Dardan Sejdiun, i replikoi se kryeministri Albin Kurti nuk është i njëjti që ai e kishte njohur në opozitë.

”Asociacioni nuk do të quhet kështu, as ”Zajednica” jo”, tha ai mes tjerash.

You may also like