Kajtazi-Deskut: Ke kontribuar për aktakuzën në Hagë, e ke akuzuar Thaçin për rrëmbim

by admin
Spread the love

Opinionisti, Vehbi Kajtazi, akuzoi bashkëthemeluesin e degës së LDK-së në Komunën e Malishevës, Cen Deskun, se ka kontribuar në aktakuzën ndaj Hashim Thaçit në Hagë.

Në emisionin Rubikon në Shqip, Kajtazi shprehet se aktakuza nuk ka pikur nga qielli dhe se për të kanë dhënë kontribut shumë njerëz, përfshirë edhe Cen Desku.

“Ky është njëri prej kontribuesve që ata janë në Hagë atje. Me të drejtë, ky ka kërkuar drejtësi”, u shpreh Kajtazi duke bërë me dorë në drejtim të Deskut gjatë emisionit.

“Pse ne duhet këtu të themi “çka po ndodh me ne”. Qe 24 vjet njerëzit kanë folur e kanë shkruar. Ja pra ky ka dhënë deklarata, Hashim Thaçin e ka akuzuar që e ka rrëmbyer. Më 14 prill 2016 je marr në pyetje prej prokurorit në UNMIK-ut dhe ke deklaruar ashtu, po flas atë çka prokurori çka ka shkruar në procesverbal”, u shpreh Kajtazi.

You may also like