KAJRO – Katari: Izraeli dhe Hamasi “nuk janë afër” marrëveshjes së armëpushimit të Gazës

by admin
Spread the love

KAJRO, 12 mars /ATSH-DPA/- Izraeli dhe Hamasi nuk janë afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi, por bisedimet janë ende në vazhdim, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari.

“Nuk mund të ofroj asnjë kornizë kohore fatkeqësisht për momentin. Situata është shumë e komplikuar në terren. Ne nuk jemi pranë një marrëveshjeje”, tha ai në një konferencë për shtyp në Katar.

“Ne nuk po shohim që të dyja palët të konvergojnë në një gjuhë që mund të zgjidhë mosmarrëveshjen aktuale rreth zbatimit të marrëveshjes, por ne shpresojmë dhe vazhdojmë të inkurajojmë që një marrëveshje të ndodhë në të ardhmen e afërt”, shtoi al-Ansari.

Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë negociuar për një armëpushim në luftën e Gazës për javë të tëra.

Ndërmjetësuesit kishin shpresuar të arrinin një marrëveshje deri në fillim të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, i cili filloi dje në shumë vende.

Përveç armëpushimit, ata duan lirimin e pengjeve izraelitë që janë rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmeve të 7 tetorit në Izraelin jugor.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like