Kahn i jep ultimatum Lewandowskit: E presim në grumbullim

by admin
Spread the love

Në konferencën për shtyp të prezantimit të Sadio Mane, CEO i Bayernit të Mynihut, Oliver Kahn u është përgjigjur pyetjeve në lidhje me të ardhmen e Robert Lewandowskit:

“Ka një kontratë me klubin tonë deri në vitin 2023 dhe presim që ta shohim në ditën e parë të grumbullimit për fazën përgatitore. Situata nuk ka ndryshuar. Robert ka një kontratë me ne edhe për një vit tjetër dhe do të jemi të lumtur kur ta shohim të bashkohet me ne në grumbullim”, ka thënë Kahn.

Kujtojmë që sulmuesi polak kërkon që të transferohet te Barcelona, por duket se klubi bavarez nuk ka ndërmend që ti plotësojë dëshirën. / Oversport.tv

Foto: FC Bayern München Twitter

You may also like