Kabineti i Sveçlës shpenzoi 23 000 euro për udhëtime, mëditje e ushqim, kampione shefja e kabinetit me 8 500 euro

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpenzuar mbi 23 mijë euro për akomodim brenda dhe jashtë vendit, mëditje dhe ushqim, për bileta si dhe për dreka dhe darka zyrtare. Më së shumti ka shpenzuar shefja e kabinetit, Jeta Tela, kurse shpenzimet më të theksuara kanë qenë në kategorinë e akomodimit dhe ushqimit.

Mbi 23 mijë euro ka shpenzuar Ministria e Punëve të Brendshme për katër muaj për udhëtime jashtë vendit, akomodim, mëditje, dreka zyrtare dhe për bileta, raporton Kanal 10.

Afër 6 mijë euro ka shpenzuar ministri i këtij dikasteri, Xhelal Sveçla, prej tyre mbi 2 mijë euro janë vetëm për akomodim dhe ushqime.

Kurse, nga 1 mijë euro janë shpenzuar për kategorinë e mëditjeve dhe për bileta avioni.

Më shumë se shefi i saj, ka shpenzuar shefja e kabinetit Jeta Tela, e cila për periudhën katër mujore ka shpenzuar 8 mijë e 500 euro.

Shpenzimet më të theksuara me shifrën prej afër 6 mijë euro kanë qenë në kategorinë e akomodimit për udhëtime jashtë vendit, kurse mbi 2 mijë euro për mëditje dhe ushqim.

7 mijë euro kanë shpenzuar se bashku dy zëvendësministrat, Blerim Gashani dhe Bardhyl Dobra.

Në kategorinë e akomodimit dhe ushqimit si dhe për bileta kanë shpenzuar më së shumti dy zëvendësit e ministrit Sveçla, secili me mbi 1 mijë euro.

Prej këshilltarëve politikë, më së shumti ka shpenzuar Ferdinand Nikolla, 1 mijë e 200 euro vetëm në kategorinë e akomodimit në hotel në muajin maj.

Kurse, më pak shpenzime kanë pasur këshilltarët e tjerë, me afër 200 euro për të gjitha kategoritë.

You may also like