Kabineti i presidentit: Pendarovski nuk ka marrë përsipër të negociojë me Greqinë

by admin
Spread the love

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ka dhënë propozim për tejkalimin e problemit lidhur me dokumentet personale dhe pasaportat. Në lidhje me komunikimin me Greqinë, mund të ndihmojë në proces, por nuk është bërë asnjë angazhim në këtë drejtim, theksojnë nga kabineti i presidentit të shtetit pas deklaratës së sotme të kryeministrit Dimitar Kovaçevski se “presidenti i shtetit ka marrë për obligim të dëgjohet me presidenten e Greqisë”.

“Siç informuam edhe më herët, presidenti Stevo Pendarovski ka dhënë propozim për tejkalimin e problemit që është paraqitur në lidhje me ndërrimin e dokumenteve personale dhe pasaportave, por kjo procedurë është në kompetencë të plotë të Qeverisë dhe Kuvendit. Në lidhje me komunikimin me Greqinë, presidenti Pendarovski mund të ndihmojë në këtë proces, por nuk ka marrë ndonjë obligim në këtë drejtim”, theksojnë nga kabineti i presidentit të shtetit.

MARKETING



You may also like