Ka vetëm një arsye pse Capital T nuk flet për jetën private dhe i dhamë të drejtë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

E keni thënë dhe ju ndonjëherë atë shprehjen: “Nuk dua të flas për diçka të mirë se kam frikë do shkatërrohet”?

Epo kjo është arsyeja pse Trimin, apo siç e njohim ndryshe Capital T nuk e shohim shpesh të flasë për jetën e tij private. Edhe kur përflitet për ndonjë lidhje, reperi preferon të mos reagojë.

I ftuar në “A Live Night”, ai tregoi se gjithmonë është stepur nga dëshira për të folur për jetën e tij pikërisht nga frika se do të shkatërrohet. Sigurisht një arsye tjetër është edhe për të mos cënuar privatësinë e personit që ka në krah.

Përafërsisht jam i njëjtë, edhe në jetë publike, dhe në atë private. Jetën private kam qejf ta mbaj private. Mendoj që gjërat më të mira duhet t’i mbash për vete. Lidhja është diçka shumë personale, përdor shumë elementë të ndryshëm që ndoshta nuk shfaqen në raporte të tjera. Nuk kam dashur ta shfaq pikërisht nga frika se do të shkatërrohet diçka mirë, për shkak se e di si funksionon mentaliteti jonë dhe si është rrethi, por po ashtu mos t’ia cenoj privatësinë personit tjetër që kam në krah sepse ndoshta s’ka qejf. S’do të thotë se të gjithë personat me të cilët kam pasur marrëdhënie kanë qenë figura publike”, tha Capital T.

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like