Ka shkarkuar Alegrin e Sedorfin, ja pse Sasuolo duhet pasur frikë nga Milani

by admin
Spread the love

Ka pak dyshime: Stefano Pioli luan stolin kundër Sasuolos mbrëmjen e sotme në “San Siro”. Mes rezultateve të luhatshme dhe një serie të pafundme lëndimesh, besimi i pronarëve te trajneri është tani në nivelin më të ulët historik. Fusha do të vendosë dhe nëse shikojmë precedentët, ish-tekniku i Lacios dhe Fiorentinës ndër të tjera, mund të jetë çdo gjë tjetër veçse i qetë.

Po, sepse në dhjetë vitet e fundit, ose thuajse, dy trajnerë në krye të skuadrës milaneze e kanë parë aventurën e tyre të ndërprerë pas një ndeshjeje me zigjelbrit. Bëhet fjalë për Masimiliano Alegrin dhe Klarens Sedorfin.

ALEGRI – Një rast i ngjashëm është veçanërisht ai me trajnerin aktual të Juventusit në qendër. Në krye të një Milani në vështirësi dhe me vetëm dy kampionë në fushë, pikërisht Kaka dhe Robinjo, por në fazë rënieje, Alegri u shkarkua pas një disfate kundër Sasuolos që daton më 12 janar 2014. Kuqezinjtë, të fundit në renditje, humbën në stadiumin “Mapei” pavarësisht avantazhit të dyfishtë nga Robinjo dhe Baloteli.

Kjo u shoqëruar me një përmbysje që mban firmën Berardit, i cili shënoi një poker për 4-3 përfundimtar. Pak orë më pas vinte shkarkimi i Alegrit, i cili ishte në vështirësi të mëdha teksa Milani do të mbyllte atë sezon në mes të tabelës së renditjes. Berardi, i cili në fakt bëri histori, do të jetë sërish kapiten i Sasuolos këtë të shtunë në 18:00.

PO SEDORF? – Po flisnim për përfundimin e Milanit në mes të tabelës e për të ngritur kokën Silvio Berluskoni zgjodhi personalisht Klarens Sedorfin. Holandezi, në përvojën e tij të parë si trajner, nënshkroi një kontratë dyvjeçare, por lamtumira e tij erdhi pas vetëm 6 muajsh. Pavarësisht disa ndeshjeve të nivelit të lartë, veçanërisht në Champions, ishmesfushori u lirua nga detyra në fund të sezonit.

Për shkak të golavarazhit më të keq se Torino, Milani nuk hyri në Europë, duke e përfunduar kampionatin në vendin e tetë. Por cila ishte ndeshja e fundit e Sedorfit? Përsëri Sassuolo, më 18 maj 2014. Milani fitoi 2-1 falë golave të Muntari dhe Mekses por nuk mjaftoi. Ndeshje dhe rivalë që e bëjnë Piolin të dridhet përpara një takimi të mundshëm me historinë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like