Ka qetësi te Juventusi, Prokuroria e Torinos tërhiqet nga kërkesat e saj

by admin
Spread the love

Të paktën për momentin, nuk do të ketë masa për Juventusin nga skandali me financat që ka përfshirë klubin bardhezi. Prokuroria e Torinos është tërhequr nga kërkesa e saj për të vendosur sanksione ndaj Juventusit, por edhe për drejtuesit e saj në mënyrë individuale.

Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, prokuroria e Torinos e cila kishte planifikuar të mbronte kërkesën e saj më 21 dhjetor, kur është progmrauar seanca dëgjimore që do të zhvillohet për skandalin e bardhezinjëve. Tashmë prokuroria është tërhequr dhe për momentin te Juventusi mund të qëndrojnë të qetë sepse nuk do të ketë menjëherë sanksione.

Sa i përket kërkesës së Prokurorsië, ata propozuan që Juventusit t’i sekuestroheshin rreth 437 mijë euro që lidhen me deklarimet e rreme për detyrimet tatimore. Kërkesa paraprake e Prokurorisë së Torinos prekte edhe Andrea Agnellin dhe drejtuesit e tjerë të Juventusit që për momentin mund të qëndrojnë të qetë.

Foto: JuventusFC, Twitter

You may also like